Kujdesi ndaj klientit

Faleminderit që keni zgjedhur TechPlus për të bërë blerjet tuaja për pajisje teknologjike. Ne jemi të lumtur që keni zgjedhur dyqanin tonë online dhe jemi vazhdimisht në gatishmëri që tu ndihmojmë që blerja juaj në platformën tonë tu lërë përshtypje sa më të mirë.

Për tu njoftuar më shumë me techplus-ks.com, ju lutem lexoni informatat në vijim.

Çka është techplus-ks.com?
Techplus është platformë e shitjes online e specializuar në shitjen e pajisjeve më të fundit të teknologjisë informative dhe që njëkohësisht janë më të kërkuarat në treg.

Pse techplus-ks.com?
Në fillimet e saj DesignPlus, kishte filluar operimin në tregun Kosovar si ndërmarrje për shitjen e servereve, domaineve dhe hapësirave tjera të hostingut dhe të gjitha shtesave tjera të nderlidhura me web-portalet, ndërsa më pas e zgjeroi aktivitetin e saj edhe në shitjen e paisjeve të teknologjisë informative të dorës së fundit.

Si mund të kontaktoj me techplus-ks.com?
Që të jemi sa më afër jush, ne i kemi bërë disa mënyra për të kontaktuar. Prandaj, çdo ditë nga ora 08:00 deri në ora 00:00 pas mesanatës, përveç të dielave nga ora 9:00 deri në ora 00:00, mund të na gjeni në:

– Në Live Chat në faqen tonë që gjendët në hapësirën e poshtme të webfaqes,
– Në telefon (si dhe Viber dhe Whatsapp): +383 49/497-407
– Me email: info@techplus-ks.com
– Në Facebook: https://www.facebook.com/designplusks/
– Në Instagram: https://www.instagram.com/designplusks/

Si bëhet Pagesa Ju mund të zgjedhni një nga 3 mënyrat e pagesës për porosinë tuaj:

  • Paguani me para në dorë, aty për aty, në momentin kur ju pranoni porosinë tuaj,
  • Paguani online, me transferë bankar
  • PayPal

Nuk është e domosdoshme të paguani online kur ju bëni porosinë online!
Sistemi online nuk do të ju kerkojë të dhënat e kartelës, mirëpo do të gjeneroj faturën tuaj të cilën më pastaj mund ta paguani në llogarinë bankare të TechPlus. Nëse të gjitha këto forma të pagesave nuk janë të përshtatshme për ju, na kontaktoni për ide të reja.

Si të hapni llogari në TechPlus?

Nëse doni të porosisni online fillimisht duhet të krijoni një llogari si përdorues i TechPlus, për të cilën ju duhet shumë pak kohë, e gjitha çka duhet të bëni është të klikoni tek “Regjistrohu” dhe të shënoni të dhënat tuaja në hapësirat përkatëse që ju kërkohen. Ose tek opsioni regjistrohu në fund të faqes të jepni Emailin, ndërsa ne ua gjenerojmë një fjalëkalim të cilin ua përcjellim në Email. Mirëpo porosia mund të bëhët edhe pa u regjistruar, nëse gjatë porosisë ju jepni të dhënat tjuaja, ku kryesorja janë të dhënat për adresën e dërgimit si dhe zgjedhja e opsionit: “Pagesa pasi të pranohet produkti”.

Ndërsa, nëse keni porositur edhe më herët në TechPlus, vetëm sigurohuni qe jeni të kyçur me llogarinë tuaj ekzistuese dhe nuk keni nevojë t’i shënoni të dhënat përsëri.

Si të ndryshoni fjalëkalimin?

Nëse keni harruar fjalëkalimin e llogarisë suaj ekzistuese të TechMall, atëherë ju vetëm klikoni tek “Kyçu”, shënoni email-in të cilin e keni përdorur për të krijuar llogari dhe pasi t’a keni shënuar email-in, shihni më poshtë ku shënon “Keni harruar fjalëkalimin?” dhe klikoni aty, e më pastaj do t’a pranoni një email me fjalëkalim të ri.

* Sqarim – Kur krijoni llogari në TechPlus nuk kërkohet të lini fjalëkalimin e email-it tuaj personal, ju mund të përdorni email-in e njejtë por me fjalëkalim tjetër, për shembull: 123.321.

Adresa juaj e transportit

Gjatë plotësimit të të dhënave kur jeni duke bërë porosi, ju kërkohen dy lloje të adresave:

  • Adresa e transportit – që do të thotë se ku do të dërgohet porosia
  • Adresa e faturimit – që do të thotë se kush do t’a bëjë pagesën për porosinë

Këto dy adresa mund të jenë të njëjta poashtu. Gjithashtu, keni mundësi që t’i ruani disa adresa të ndryshme, dhe pastaj gjatë bërjes së porosisë ju vetëm zgjedhni njërën nga adresat e ruajtura më parë.

Kohëzgjatja dhe menyrat e transportit Ka 3 mënyra të transportit:

Zakonisht dërgesa e produktëve bëhët Brenda 24 orësh nga bërja e porosisë, perjashtimisht nëse porosia bëhët të dielen apo në ndonjë ditë feste, ku dërgesa e porosisë mund të zgjas deri në 48 orë në gjithë territorin e Kosovës. Ndërsa për territorin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dërgesa mund të zgjas nga 48 orë deri në 4 ditë.

Nëse klientit i duhet që porosia të i dërgohet në një afat më të shpejtë, atëherë ju lusim që të na kontaktoni që të ju tregojmë lidhur me një mundësi të tillë.

Çmimi i transportit – Për çdo porosi në vlerë deri në €10.00 transporti, transporti për Kosovë është €2.00, ndërsa, për çdo porosi me vlerë mbi 10 euro, transporti është falas për Kosovë, ndërsa për Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut transporti është 4 euro për të gjitha porositë që si tërësi kanë peshë deri në 500 gra.

Garancioni i produktit 

Çdo produkt ka periudhë të veçantë të garancionit dhe këtë mund t’a shihni tek përshkrimi i secilit produkt të ofruar nga vetë ofruesi, ose mund të na kontaktoni në kanalet e tona të komunikimit për të ju informuar më në detaje lidhur me garancionin.

Kthimet / Rimbursimet 

Kthimet dhe rimbursimet e produkteve bëhen vetëm në raste kur specifikisht ka probleme të cilat i mbulon garancioni. Në asnjë rast nuk mund të bëjmë rimbursim me para në dorë (cash), e sa i perket kthimit/ndërrimit të produktit ka formë te caktuar varësisht prej llojit të produktit dhe rastit te ndërrimit apo kthimit. Për kthim të produktit në rast se klienti nuk do të zgjedh formën e ndërrimit të produktit, atëherë mund t’i ofrohet kredi në atë vlerë (aq sa ka kushtuar produkti) në TechPlus, kredi kjo të cilën mund t’a shfrytëzojë në blerjen e rradhës. Gjithsesi nëse keni diçka të paqartë rreth kësaj pike, mund të na kontaktoni në çdo kohë.