Politika e privatësisë

Politika e Privatësisë

Data e hyrjes në fuqi: 01 Shkurt 2021

TECHPLUS vepron në faqen e internetit www.techplus-ks.com dhe vepron në kuadër të ndërmarrjës – kompanisë DesignPlus.

Kjo faqe ju informon për politikat tona sa i përket mbledhjes, përdorimit dhe zbulimin e të dhënave tuaja personale kur e perdorni shërbimin tonë dhe zgjedhjen që e keni bërë në lidhje me ato të dhëna.

Ne i përdorim të dhënat tuaja për të ofruar dhe përmirësuar shërbimet tona. Duke shfrytëzuar shërbimet, ju pajtoheni që informatat tuaja të mblidhen dhe përdoren në pajtueshmëri me keto politika.

Mbledhja dhe Përdorimi i Informacionit

Ne mbledhim disa lloje të ndryshme të informatave për qëllime të ndryshme për të ofruar dhe përmirësuar shërbimin për ju

Llojet e të dhënave të mbledhura

Të Dhënat Personale

Gjatë përdorimit të shërbimeve tona, ne mund t’ju kërkojmë të na jepni informata personale identifikuese që mund të përdoren për t’ju kontaktuar, identifikuar apo për tua ofruar produktet – shërbimet.

(“Të Dhënat Personale”). Informatat personale identifikuese mund të përfshijë, por nuk kufizohet në:

  • Adresa e emailit
  • Emri dhe mbiemri
  • Numri i telefonit
  • Adresa, Shteti, Kodi Postar, Qyteti

Përdorimi i Të Dhënave

TECHPLUS. përdor të dhënat e mbledhura për qëllime të ndryshme:

  • Për të ofruar dhe mirëmbajë shërbimet,
  • Për t’ju njoftojmë për ndryshimet në shërbimet tona,
  • Për t’ju mundësuar pjesëmarrjen në veçoritë interaktive të shërbimit tonë kur ju zgjedhni për të bërë atë
  • Për të ofruar kujdes dhe mbështetje të konsumatorëve
  • Për të siguruar analiza ose informacione të vlefshme në mënyrë që të përmirësojmë shërbimet,
  • Për të monitoruar përdorimin e shërbimeve,
  • Për të zbuluar, parandaluar dhe adresojë lëshimet teknike

Transferimi i Të Dhënave

Informatat tuaja, duke përfshirë edhe të dhënat personale, mbahën në server të sigurtë dhe nuk do të përdorën për qellime tjera përveç atyre të sipërshënuara, si dhe do të trajtohen në përputhje me legjislacionin për mbrojtje të të dhënave të Kosovës. Nëse ndodheni jashtë Kosovës dhe zgjedhni të ofroni informata për ne, ju lutem ta keni parasyshë që ne i transferojmë ato të dhëna, duke përfshirë edhe Të Dhënat Personale, në Kosovë ku edhe do t’i procesojmë.

Miratimi juaj me këto Kushte të Privatësisë e përcjellë me plotësimit e atyre të dhënave nënkupton pajtimin tuaj me këtë transferim të të dhënave.

TECHPLUS do të ndermarr të gjitha hapat e nevojshme për të siguruar që të dhënat tuaja të trajtohën sigurt dhe në pajtim me kushtet e privatësiisës dhe asnjë e dhënë personale nuk do të bartet tek ndonjë person, organizatë apo shtet tjetër.

Shpalosja e të dhënave

Kërkesat Ligjore

TECHPLUS mund të shpalosë të dhënat tuaja personale në mirëbesim duke besuar që një veprim i tillë është i nevojshëm për të:

  • Përmbushur një detyrim ligjor
  • Për të mbrojtur të drejtat ose pronën e TECHPLUS.
  • Për të parandaluar ose hetuar keqpërdorimet e mundshme në lidhje me shërbimet,
  • Për të mbrojtur sigurinë personale të shfrytëzuesve të shërbimeve ose publikut

Siguria e të Dhënave

Siguria e të dhënave tuaja është shumë e rëndësishme për ne, por ua rikujtojmë që asnjë mënyrë ë transmetimit përmes internetit, ose mënyrë elektronike nuk është 100% e sigurtë. Ndërkohë që ne përpiqemi të përdorim mënyra të pranueshme komerciale për të mbrojtur të dhënat tuaja personale, ne nuk mund të garantojmë sigurinë absolute të saj, mirëpo në metodat tona të përdorimit të të dhënave jemi kujdesur që këto të dhëna ti reduktojmë në të dhëna shumë elementare, ku shumica e të dhënave përsonale nuk kërkohën gjatë regjistrimit në sistemin tonë, përveç emrit, mbiemrit, emailit, numrit të telefonit dhe adresës së dergimit të produkteve tona. Të dhënat tjera janë të rekomanduara dhe shfrytëzuesi mund të na ofroj ose jo, sipas dëshirës së tij.